LAJMI I FUNDIT:

Sulm me thikë në afërsi të zyrave të revistës “Charlie Hebdo”, plagosen katër persona në Paris

Sulm me thikë në afërsi të zyrave të revistës “Charlie Hebdo”, plagosen katër persona në Paris

Katër persona janë plagosur në një sulm me thikë në afërsi të zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, ka njoftuar policia franceze, shkruan Sky News.

Siç raporton Associated Press, në vendin e ngjarjes kanë dalë një numër i madh i policëve në pjesën lindore të Parisit, në afërsi të stacionit të metrosë Richard Lenoir, transmeton Telegrafi.


Kordoni i policisë është vërejtur, ku gjithashtu është raportuar se një pako e dyshimtë është parë në afërsi të vendit ku ka ndodhur sulmi.

Në anën tjetër, policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, e burime të Reuters kanë bërë të ditur se dy nga viktimat janë në rrezik për jetë.

Kujtojmë që një grup ekstremistësh radikal patën sulmuar zyrat e “Charlie Hedbo” në vitin 2015, ku humbën jetën 12 persona.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi apo nëse mund të ketë ndonjë lidhje me “Charlie Hebdo”, që ka vazhduar aktivitetin në një pjesë tjetër të qytetit francez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori