LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë sulmohet polici në detyrë

Në Prishtinë sulmohet polici në detyrë

Një person në Prishtinë ka sulmuar një zyrtar policor gjatë detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, personi i dyshuar nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor në detyrë, dhe po ashtu i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjatë përpjekjeve për të realizuar detyrën.


“Gjatë realizimit të detyrave zyrtare, dy zyrtarë policor janë marr me të dyshuarin mashkull/shqiptar kosovar, i cili përveç pengimit/bllokimit të rrugës me veturën ‘Peugeot’, me targa vendore që drejtonte në trafik nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor në detyrë, dhe poashtu i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjatë përpjekjeve për të realizuar detyrën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ku i dyshuari është shoqëruar në stacion sipas procedurave dhe në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar.

“Me urdhër të prokuroriti dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Telegrafi/