Një fëmijë tre vjeçar humbi jetën dhe të paktën 15 persona të tjerë mbetën të plagosur pas shpërthimit të fuqishëm të një automjeti në qytetin Viransehir, në juglindje të Turqisë.

Siç raportojnë mediat turke, zona është e banuar kryesisht me popullsi kurde.


Shpërthimi ndodhi rreth orës 20:45 të mbrëmjes me orën lokale pranë disa apartamenteve në krahinën Sanliurfa, pranë kufirit me Sirinë, në të cilat banojnë gjyqtarë turq.

Sipas Guvernatori lokal shpërthimi ishte shkaktuar nga një makinë bombë dhe pati në shënjestër gjykatësit dhe prokurorët në Viransehir.

Vendi ku ndodhi ngjarja ndodhet vetëm 20 kilometra nga provinca fqinje Mardin, skena e zakonshme e përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe PKK, transmeton oranews.

Ende nuk ka asnjë organizatë që të ketë marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi.

2 192

3 137

4 104