LAJMI I FUNDIT:

Sulm i armatosur në Jerusalem, qëllohet me armë autobusi – plagosen tetë izraelitë

Sulm i armatosur në Jerusalem, qëllohet me armë autobusi – plagosen tetë izraelitë

Në një sulm të armatosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pjesën e qytetit të vjetër të Jerusalemit janë plagosur tetë izraelitë, përfshirë dy që janë në gjendje të rëndë, kanë njoftuar nga një spital në Izrael.

Sulmuesi është dorëzuar në polici, por nuk janë dhënë detaje për identitetin e tij, megjithatë besohet se sulmin e ka kryer një palestinez, transmeton Telegrafi.


Ai ka shtënë me armë mbi autobusin që ishte ndalur në një parking pranë Murit të Vajtimit, që konsiderohet si një prej vendeve më të shenja ku hebrenjtë luten.

E policia izraelite ka njoftuar se ka dërguar forca të shumta të policisë në vendin ku ka ndodhur krimi, kurse shumë prej tyre janë future në lagjen më të afërt që banohet nga palestinezët për ta kërkuar sulmuesin e cili disa momente më pas ishte dorëzuar.

Në gjendje të rëndë është një shtatzënë që ka pësuar lëndime në bark, kurse një burrë është qëlluar në kokë.

Sulmi i armatosur ka ndodhur një javë pasi i dhënë fund dhunës treditore mes Izraelit dhe ekstremistëve palestineze në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori