LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Nuk është e saktë se Qeveria me qëllim e anuloi tenderin për fluturime të lira

Sugareski: Nuk është e saktë se Qeveria me qëllim e anuloi tenderin për fluturime të lira

Në konferencë për shtyp Ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugareski tha se “Nuk është e saktë se Qeveria qëllimisht e anuloi thirrjen publike për ndarjen e përkrahjes financiere për fluturime të lira”.

Duke reaguar ndaj akuzave të sotshme të OBRM-PDUKM-së, ministri Sugareski tha se Komisioni që e ka udhëhequr procedurën e thirrjes publike ka vepruar në pajtim me procedurat dhe rregullat ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Komisioni që e udhëhiqte procedurën ka vepruar në pajtime me të gjitha rregullat ligjore dhe si rezultat i raportit të tyre, Ministria solli vendim për anulimin e thirrjes publike. Nuk ka lëshime të vogla dhe lëshime të mëdha. Ka rregulla ligjore precize dhe procedura të cilat duhet të respektohen, ndërsa në këtë rast Komisioni i ka ndryshuar. OBRM-PDUKM-ja nuk mund të paramendojë se si punohet në mënyrë ligjore dhe me respektim të procedurave”, tha Sugareski.

OBRM-PDUKM: “Wizzair” filloi të anulojë destinacionet për shkak të paaftësisë së qeverisë
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: “Wizzair” filloi të anulojë destinacionet për shkak të paaftësisë së qeverisë

Në konferencën për shtyp Sugareski tha edhe një herë se fluturime të lira do të ketë dhe se në ditët e ardhshme pritet të shpallet thirrja e re për subvencionimin e avio-kompanive të lira./Telegrafi/