LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: “Wizzair” filloi të anulojë destinacionet për shkak të paaftësisë së qeverisë

OBRM-PDUKM: “Wizzair” filloi të anulojë destinacionet për shkak të paaftësisë së qeverisë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-ja ka reaguar duke thënë se “Qeveria e LSDM-së godet në xhepin e qytetarëve me anulimin e fluturimeve të lira të kompanisë “Wizzair”. Për shkak të paaftësisë së qeverisë kriminale të LSDM-së, avio-kompania Wiizair filloi t’i anulojë destinacionet e saja. Qytetarët vjeshta që vjen mund t’i thonë lamtumirë fluturimeve të lira në metropolet botërore. Nuk ka më fluturime të lira”, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Qesharake janë arsyetimet e Sugareskit se tenderi është ndaluar për shkak që në letrat ku ka qenë i gjithë dokumentacioni i tenderëve, nuk është shkruar emri i plotë dhe adresa e kompanisë Wizzair. Paramendoni ky është arsyetimi i Qeverisë për një kompani serioze si “Wizzair” e cila në vit ka mbi një milion udhëtarë në Republikën e Maqedonisë” kumtojnë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata thonë se është shumë e çuditshme se si asnjë funksionar i LSDM-së që fituan grande përmes Fondit për Inovacione nuk ju mungonte emri në letrën ku aplikonin, ndërsa kompanisë serioze “Wizzair” i mungon”, duke pyetur se a është edhe një mënyrë presioni nga LSDM-ja ndaj avio-kompanisë “Wizzair”.

“Paaftësia dhe kaosi në Qeverinë e LSDM-së më shumë ngjan në një film me tragjedi dhe komedi, nuk është çudi kur nesër publikisht do të thonë se “Wizzair” do ta ndryshojnë në MPB Tours, ndërsa Sheqerinska do t’i ndajë helikopterët nga ministria që i shrytëzon për darka personale”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori