Suedia ekstradoi refugjatin kurd, Mahmut Tat në Turqi, ndërsa Ankaraja vazhdon të bëjë presion ndaj vendit nordik për të përmbushur kërkesat në këmbim të anëtarësimit në NATO.

Reklama

Tat është në mesin e dhjetëra personave të kërkuar nga Turqia për akuza të lidhura me terrorizmin, sipas mediave shtetërore turke.

Suedia dhe Finlanda kanë paraqitur oferta për t’u anëtarësuar në NATO pasi Rusia nisi një ofensivë të madhe ushtarake kundër Ukrainës në muajin shkurt, raporton aa.

Të dyja vendet skandinave ishin tashmë partnerë të ngushtë të NATO-s, por anëtarësimi në të do të fitonte mbështetjen e 30 vendeve anëtare nëse ata do të sulmoheshin nga armiku i tyre, Rusia apo ndonjë vend tjetër.

Reklama

Aleanca ushtarake merr vendimet e saj me konsensus, që do të thotë se të dy vendet kërkojnë bekimin e të 30 vendeve. Vetëm Turqia refuzoi të votonte “po”.

Reklama

Suedia dhe Finlanda nënshkruan një marrëveshje me Turqinë në qershor, duke pranuar shumicën e kërkesave të vendit në këmbim të anëtarësimit në NATO.

Kjo përfshin ekstradimin e disa personave të kërkuar në shtetin turk me akuza të lidhura me terrorizmin, duke përfshirë shumë kurdë.

Tata, një shofer autobusi në qytetin kurd turk të Dersimit, kërkoi azil në Suedi në vitin 2015 pasi u dënua me gjashtë vjet e 10 muaj burg për lidhje të dyshuara me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Emri i tij është ndër personat e kërkuar nga Ankaraja. /Telegrafi/