LAJMI I FUNDIT:

Subvencionet në bujqësi, Peci: Procedohen sot për pagesë rreth 7 milionë euro

Subvencionet në bujqësi, Peci: Procedohen sot për pagesë rreth 7 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka dhënë detaje lidhur me subvencionet në bujqësi.

Ai në një shkrim në Facebook bën të ditur se vlera e proceduar sot për pagesë është rreth 7 milionë euro ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete është 5,715.


Lexoni të plotë postimin e tij:

E përmbyllim javën me 12,128,781.73 milionë euro të proceduara për pagesë për 8,806 bujq, përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 për çdo kulturë bujqësore.

Vlera e proceduar sot për pagesë është rreth 7 milionë euro ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete është 5,715.

Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për këtë sasi, në vlerë prej 0.03 €/kg, MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë të veçantë për të gjithë aplikuesit të kulturës se grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022.

Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00👈

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, po vazhdon shtypjen e vendimeve për të tjerë bujq përfitues dhe në momentin e procedimit për pagesë të listës së radhës, do iu mbajmë të informuar. /Telegrafi/