LAJMI I FUNDIT:

Subjektet politike nuk i respektojnë thirrjet për lista të pastra

Subjektet politike nuk i respektojnë thirrjet për lista të pastra

Subjektet politike të cilat janë certifikuar të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, kanë respektuar pjesërisht thirrjet ose sugjerimet e faktorit ndërkombëtar dhe të shoqërisë civile që listat e tyre zgjedhore të mos përmbajnë emra të personave të inkriminuar ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata, thonë njohësit e zhvillimeve në vend.

Valmir Ismajli, nga organizata joqeveritare Demokraci plus, duke folur për Radion Evropa e Lirë vlerëson se në krahasim me zgjedhjet e kaluara, të vitit 2010 dhe të vitit 2014, mund të vërehet përparim në këtë aspekt. Por, personat e inkriminuar ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata vazhdojnë të figurojnë në listat e subjekteve politike që tashmë janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


“Në asnjërin subjekt nuk mund të gjesh lista plotësisht të pastra”, thotë ai.

Ndërkaq, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, shton: “Partitë politike në listat e tyre ende vazhdojnë të kenë emra ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza, madje edhe për korrupsion. Ky është mesazh i keq që partitë politike që thjeshtë vazhdojnë të mbështeten te këta individë të cilët kanë fuqi e që mund t’ju sjellin vota”.

Por, sa mund t’i sjellin dëm partive politike e edhe institucioneve të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi, personat të përfolur për korrupsion e që kanë dosje të hapura nëpër gjykata, në rast se ata eventualisht fitojnë mandatin e deputetit dhe më pas eventualisht edhe shpallen të fajshëm nga gjykatat?

Ismajli thekson se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, deputetët kanë imunitet vetëm për punën që e bëjnë brenda Kuvendit, por jo edhe për çështje të korrupsionit apo krimeve tjera. Ndërsa, Musliu shprehet se secili individ është pafajshëm derisa nuk dëshmohet e kundërta – me vendim të plotfuqishëm të gjykatës.

“Por, të njëjtit, meqë janë subjekte të procedurave gjyqësore, mund të shpallen të fajshëm potencialisht dhe mund të krijojnë probleme në legjislaturën e ardhshme. Natyrisht, zëvendësimi i tyre është mundësuar, por në njëfarë forme është mesazh i keq nëse kjo ndodhë, sepse qytetari e humb besimin tek ata, të cilët i zgjedh”, thotë Musliu

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, me 11 qershor, do të garojnë pesë koalicione, 19 parti politike dhe dy iniciativa qytetare me mbi 900 kandidatë për 120 ulëse të Kuvendit të Kosovës.

Shtetet anëtare të QUINT-it u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos i votojnë personat e lidhur me krimin dhe për të cilët ka dyshime për afera korrupsioni. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori