LAJMI I FUNDIT:

Subaru Impreza që prej kohësh qëndroi në garazh, është shitur për 360.000 dollarë – ajo u pagua me bitcoin

Subaru Impreza që prej kohësh qëndroi në garazh, është shitur për 360.000 dollarë – ajo u pagua me bitcoin

Një veturë që është gjetur në Victoria të Australisë ku kishte qëndruar për një kohë të gjatë në garazh, u konstatua se ishte në gjendje të mirë teknike dhe e gatshme për vozitje.

Fillimisht është vlerësuar se vlenë 15 deri në 20.000 dollarë, por me rastin e një vlerësimi të dytë që e ka publikuar agjencia ICAARS, është konstatuar që kjo veturë ka vlerë shumë më të madhe, transmeton Telegrafi.


Fjala është për një veturë WRC që është vozitur nga shoferët legjendar të Carlos Sainc (babai i shoferit të Ferrari nga F1, Carlos Sainz Jr) dhe Colin McRae.

Pikërisht për këtë fakt vlera e veturës është rritur dukshëm dhe është shitur me një çmim prej 360.000 dollarëve. Subaru Impreza është paguar në bitcoin. /Telegrafi/