LAJMI I FUNDIT:

Suarez pritet të largohet nga Atletico Madridi, por mund të mbetet në La Liga

Suarez pritet të largohet nga Atletico Madridi, por mund të mbetet në La Liga

Kontrata e Luis Suarez me Atletico Madrid skadon më 30 qershor dhe ai pritet të largohet pasi ka kaluar dy sezone në Wanda Metropolitano, por uruguaiani mund të qëndrojë në La Liga Santander.

Tani 35 vjeç, Suarez është në përfundim të karrierës së tij dhe nuk ka marrë asnjë lajm nga Atletico Madrid për një zgjatje të kontratës.


Diego Simeone ishte kyç për të sjellë Suarezin në klub nga Barcelona dhe tani do të ketë një rol kyç në vendimin nëse qendërsulmuesi duhet të qëndrojë.

Gerrard dëshiron transferimin e Suarezit dhe Kessiet te Aston Villa
Lexo po ashtu Gerrard dëshiron transferimin e Suarezit dhe Kessiet te Aston Villa

Ndërkohë Suarez ka marrë telefonata nga klube të tjera. Përfaqësuesit e tij kanë dëgjuar ofertat nga Ajaxi dhe Interi, madje edhe klubet braziliane, por interesim  thuhet se ka edhe brenda Spanjës.

Sipas gazetës Marca, besohet se Sevilla dhe disa klube të tjera spanjolle mund të jenë të interesuar për nënshkrimin e numrin 9.

Suarez dëshiron të qëndrojë në La Liga Santander, ku ka luajtur që nga viti 2014, pasi do të dëshironte të vazhdonte të luante në nivelin më të lartë për të shkuar në formë të mirë në Kupën e Botës “Katar 2022” me kombëtaren e Uruguait. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori