LAJMI I FUNDIT:

Stuhia e fuqishme Malik godet Evropën veriore, momenti kur aeroplani detyrohet “të braktisë uljen” në Aeroportin e Mançesterit

Stuhia e fuqishme Malik godet Evropën veriore, momenti kur aeroplani detyrohet “të braktisë uljen” në Aeroportin e Mançesterit

Një djalosh nëntë vjeçar gjeti vdekjen nga një pemë që u rrëzua ndërsa era e fuqishme nga stuhia Malik goditën Britaninë dje.

Sipas medieve britanike, rënia e pemëve nga erërat e forta i kanë kushtuar jetën një djali nëntë vjeçar, i cili u godit nga një pemë në Winnothdale, Staffordshire, dhe një gruaje 60-vjeçare, e cila u godit në Aberdeen të Skocisë.


Erërat që arrinin 100 mph u regjistruan në pjesë të Skocisë të shtunën, me një meteorolog që pretendoi se kishte parë shpejtësi prej 147 mph në malësitë skoceze.

Stuhia dimërore “Malik” godet Evropën veriore, të paktën katër të vdekur
Lexo po ashtu Stuhia dimërore “Malik” godet Evropën veriore, të paktën katër të vdekur

Pamje të ndryshme treguan gjithashtu shkatërrimin që stuhia Malik shkaktoi të shtunën në mëngjes.

Dhe së fundmi një fluturim i Jet2 nga Malaga u detyrua gjithashtu të braktiste uljen e tij në Aeroportin e Mançesterit për shkak të erërave të forta dhe u detyrua të devijonte drejt Aeroportit East Midlands, ku mundi të ulej me sukses.

Autoritetet paralajmëruan gjithashtu për ndërprerje të rënda të furnizimit me energji dhe mbulimit të telefonit celular gjatë të shtunës.

Por stuhia e fuqishme dimërore nuk përfshiu vetëm Britaninë e Madhe – ajo përfshiu tërë Evropën veriore gjatë fundjavës, duke vrarë të paktën katër persona.

Si pasojë, ajo ka shkatërruar shtëpi dhe makina, ka mbyllur ura, ka shkaktuar përmbytje dhe ka ndaluar transportin, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike.

Dhe të dielën, stuhia Malik po përparonte në rajonin nordik, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të shumta shiu e bore në Danimarkë, Finlandë, Norvegji dhe Suedi. /Telegrafi/