LAJMI I FUNDIT:

Studiuesi i huaj gjen gjurmë të homoseksualizmit në pikturën e socrealizmit shqiptar

Studiuesi i huaj gjen gjurmë të homoseksualizmit në pikturën e socrealizmit shqiptar

Tomasz Kamusella nga Universiti i St Andrews vizitoi në ditët e fundit të nëntorit 2015 Shqipërinë dhe Kosovën, duke mbajtur një sërë ligjëratash për nacionalizmin gjuhësor. Ai vizitoi edhe Galerinë e Arteve në Tiranë, ku i ka bërë shumë përshtypje një vepër e piktorit Petro Kokushta (lindur më 1943). Ai mendon që kemi të bëjmë më një pikturë ku shfaqet një lojë dashurie mes dy homoseksualëve.

Ja çfarë shkruan Kamusella në përshtypjet e tij botuar nga atunispoetry.com;


“Unë u befasova kur pashë njërën nga pikturat e Kokushtës, titulluar ‘Duke mbërritur te lartësitë e dritës’ (1981). Aty paraqiten dy të rinj punëtorë që kinse po instalojnë disa pjesë elektrike në një shtyllë tensioni të lartë, nga ku shihet një luginë e thellë.

Në iluzionin e krijuar nga ky kompozim të dy burrat, duket sikur janë bartur në rrugë ajrore, ata po fluturojnë lart mbi tokë, të lirë si engjëj në blunë e errët e të thellë të qiellit. Sfondi duket sikur është bartur drejtpërdrejt nga një ikonë, që ka qenë heretike në Shqipërinë komuniste. Ishte vendi i vetëm në botë ku feja (‘Opiumi i popullit’, sipas marksizmit) ishte hequr në vitin 1967.

Habitem se si censorët dhe nëpunësit politikë nuk kanë mundur ta shohin këtë sfidë të jashtëzakonshme kundërrevolucionare të paraqitur në pikturë. Edhe më keq, larg syve të botës, vetëm me njëri-tjetrin në këtë mjedis të ashpër, dy elektricistët duken vetëm një minutë pas një përqafimi të butë.

Sugjerimi i homoerotizmit buron natyrshëm nga kjo pikturë duke sfiduar drejtpërdrejt dekoracionin ideologjik të komunizmit. A ka qenë piktori i vetëdijshëm për këtë që ka bërë? Është fat për të që Partia dështoi të dallonte në këtë kryevepër të Kokushtës një lojë dashurie midis gay-ve”.

Në trend Kultura

Më shumë
Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Kulture
T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

Fjala+
Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

Kulture
O GRUA

O GRUA

Poezi
Të panjohurat e filmit, “La Dolce Vita”

Të panjohurat e filmit, “La Dolce Vita”

Filmi
DIGJITALE

DIGJITALE

Poezi
Kalo në kategori