LAJMI I FUNDIT:

Studim i ri: Pagesat e humbura të kësteve mund të jenë një shenjë e hershme e demencës

Studim i ri: Pagesat e humbura të kësteve mund të jenë një shenjë e hershme e demencës

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit kishin më shumë të ngjarë të harronin t’i paguanin këstet deri në gjashtë vjet para diagnozës

Një studim i botuar këto ditë në revistën mjekësore JAMA, analizoi siguruesit shëndetësorë që jetonin vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa monitoroi pagesat e kësteve të kredisë dhe tarifat e kartave të kreditit për një periudhë të zgjatur kohe.


Studimin e udhëhoqën shkencëtarë bashkë me Universitetin Johns Hopkins për CNN, transmeton Telegrafi.

Një mostër kaq e madhe tregoi se pacientët me demencën e diagnostikuar vonë kanë pasur simptoma të hershme “financiare”.

Alzheimeri prek rreth 5.8 milion Amerikanë mbi moshën 65 vjeç, dhe vlerësohet se deri në vitin 2050 do të ketë 13.8 milion.

Studiuesit anketuan më shumë se 81,000 persona të siguruar shëndetësorë mbi 20 vjet nga 1999 në 2018.

Një numër kaq i madh tregoi se pacientët të cilët përfundimisht u diagnostikuan me këtë sëmundje progresive kishin simptoma të hershme ‘financiare’.

”Kjo shpesh është për t’u brengosur”, thotë Nicholas.

“Kemi konstatuar që 5 deri në 20 për qind të pagesave të dështuara kanë pasur të bënin me ata te të cilët është konstatuar më vonë diagnoza e demencës. Mund të ndikojnë që të harroni t’i paguani këstet, mirëpo demenca është treguar një ndër më të rëndësishmet në grupin njerëzve të moshuar”.

Porosia e këtij hulumtimi është që njerëzit mund të dallojnë me kohë që diçka e keqe po u ndodh, thotë Nicholas dhe madje kjo mund të parandalohet, për shembull, humbja e shtëpisë apo mashtrimi financiar i personave të moshuar.

Pacientët me arsimim më të ulët, te të cilët më vonë është zhvilluar demenca, kanë filluar të harrojnë t’i bëjnë pagesat e kësteve edhe deri në shtatë vjet para caktimit të diagnozës, ka treguar studimi.

Personat me arsimim më të mirë “financiar” kanë treguar simptoma mesatarisht dy vjet e gjysmë para diagnozës. Me studim është konstatuar që ekzistimi i sëmundjeve të tjera të rënda nuk ka ndikuar në rënien e aftësisë së marrjes së vendimeve “financiare”.

Lis Nielsen i Institutit Kombëtar të Pleqërisë thotë që ekziston edhe mundësia që diagnoza e demencës të caktohet më vonë te grupet e tilla, të cilat, mbase, kanë vështirësi në qasjen e kujdesit shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori