LAJMI I FUNDIT:

Studim: Agjërimi për tre ditë, rigjeneron tërë sistemin imunitar

Studim: Agjërimi për tre ditë, rigjeneron tërë sistemin imunitar

Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore kanë deklaruar se agjërimi, qoftë edhe për tri ditë, mund të rigjeneroj tërë sistemin imunitar  te njerëzit

Sa i përket gjetjes së metodave për përmirësimin e sistemit të imunitetit, hulumtuesit e kanë përshkruar studimin e tyre si të jashtëzakonshëm.


Në të kaluarën, agjërimi është kritikuar rëndë, mirëpo ky studim amerikan tregon që trupi prodhon më shumë qeliza të bardha gjatë agjërimit,  të cilat i luftojnë infeksionet, transmeton Telegrafi.

Ndër njerëzit që mund të përfitojnë më së shumti nga ky zbulim janë ata që e kanë sistemin e dobët të imunitetit, si p.sh., pacientët me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë, njerëzit e vjetër etj.

Në fazën eksperimentuese të studimit, disa njerëz kishin agjëruar dy deri në katër ditë, për një periudhë gjashtë mujore.

Hulumtuesit pastaj kishin zbuluar se agjërimi kishte ndihmuar në prodhimin e një sistemi të ri të imunitetit, e gjithashtu edhe e kishte zvogëluar enzimën PKA, hormon i cili e rrit rrezikun e kancerit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori