LAJMI I FUNDIT:

Studentja me fat: Banka i transferoi gabimisht afro tre milionë euro, shihni si i shpenzoi ajo! (Foto)

Studentja me fat: Banka i transferoi gabimisht afro tre milionë euro, shihni si i shpenzoi ajo! (Foto)

Christine Jiaxin Lee nga Malajzia, që studion në Sidnei të Australisë, ka përfituar paligjshëm 2.8 milionë euro si pasojë e një ngatërrese që ka bërë banka.

Paratë që i kanë dalë në llogari, 21-vjeçarja i ka shpenzuar brenda pak ditësh, duke blerë gjëra të shtrenjta dhe luksoze, transmeton Telegrafi.


Madje, për një ditë i ka shpenzuar 155 mijë euro, duke blerë gjësende në dyqanin e Christian Dior.

Kur banka e ka vërejtur gabimin dhe e ka telefonuar, ajo ka thënë se më nuk është në vend. Por, Policia e ka zënë në aeroport, teksa përpiqej të kthehej në vendlindje.

Pasi është arrestuar për disa ditë, është liruar me kusht dhe i është ndaluar të largohet nga vendi.

Megjithëse mbi të rëndon dënimi për shpenzim të parave të përfituar ilegalisht, avokati saj pretendon se është e pafajshme.

“Ajo ka menduar se paratë ia kanë dërguar prindërit dhe ka dalë të shpenzojë, nuk e ka ditur se është ngatërresë e bankës”, ka thënë mbrojtësi i studentes.

Mësohet se gjasat për ta dënuar atë janë shumë të vogla, sepse nuk ka ndonjë dëshmi, që ajo nuk e ka ditur se paratë nuk i kanë ardhur nga familjarët. /Telegrafi/