LAJMI I FUNDIT:

Studenti që e ka synim t’i lexojë 5000 libra (Video)

Studenti që e ka synim t’i lexojë 5000 libra (Video)

Një student nga Vitia ka pasion leximin, kurse deri tash ka lexuar 1,000 libra.

Mirlind Behluli arriti që gjatë 2017 t’i lexojë 100 libra me rreth 30 mijë faqe, derisa edhe 2018 e nisi me një të tillë në dorë.


“Lexoj 70-80 faqe libri në ditë, e minimumi 50 faqe”, thotë Behluli.

Ai vitin që shkoi më shumë u mor me letërsinë ruse, filozofinë dhe misticifizmin islam e letërsinë perëndimore të shekullit XX.

Mirlindi që para dy muajsh ka magjistruar në politikën ndërkombëtare thotë se në bibliotekën e tij  shtëpiake i ka  rreth 200 tituj. Ndërsa, autorët më  pëlqyer i ka Naim Frashërin dhe Ibën Haldunin.

Deri tash ka arritur të lexojë 1,000 libra, ndërsa synim ka që numrin e veprave të lexuara ta çojë në pesë mijë.