LAJMI I FUNDIT:

Studenti nga Zambia që humbi jetën në luftën e Ukrainës, ishte ish-i burgosur i rekrutuar nga grupi paramilitar rus Wagner

Studenti nga Zambia që humbi jetën në luftën e Ukrainës, ishte ish-i burgosur i rekrutuar nga grupi paramilitar rus Wagner

Biznesmeni rus Yevgeny Prigozhin, themelues i grupit famëkeq paramilitar Wagner, ka njoftuar se studenti nga Zambia që u vra në Ukrainë po luftonte me grupin e tij që konsiderohet si ushtria private e Vladimir Putinit.

Zambia ka kërkuar përgjigje lidhur me vdekjen e 23-vjeçarit Lemekhani Nyirenda, i cili vuajti dënimin prej nëntë vitesh në Rusi, i cili ndërroi jetë në luftë gjatë shtatorit, transmeton Telegrafi.

Prigozhin ka konfirmuar se Nyirenda ishte rekrutuar nga grupi i mercenarëve Wanger, dëshmi tjetër që Rusia po dërgon në luftë ish-të burgosur dhe mercenarë nga vende të ndryshme të botës që ishin akuzuar për vrasje, përdhunime e kanibalizëm.

“Po, më kujtohet ky djalosh mirë”, tha Prigozhin në një përgjigje të kthyer kur u pyet nga një gazetar nëse djaloshi nga Zambia po luftonte për Wagnerin.

Reklama

Ai shtoi se Nyirenda ka vdekur “si hero” dhe ishte një prej të parëve që u nis në fushëbetejë për të luftuar kundër ukrainasve.

Prigozhin dhe përfaqësues tjerë nga Wagner Group kanë shëtitur nëpër burgjet ruse, në kërkim të luftëtarëve që në këmbim do t’ju garantohej liria dhe pastrimi i dosjes nëse pranojnë të shkojnë në luftë në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Evropa
Prigozhin dëshiron të zëvendësojë Putinin, përplasja mes tyre është planifikuar për vitin 2024

Prigozhin dëshiron të zëvendësojë Putinin, përplasja mes tyre është planifikuar për vitin 2024

Evropa
Aktakuza kundër Donald Trump - çfarë do të thotë kjo për ish-presidentin amerikan

Aktakuza kundër Donald Trump - çfarë do të thotë kjo për ish-presidentin amerikan

Amerika
Bayraktar përfunduan me sukses testimin e tretë të aeroplanëve luftarakë pa pilot

Bayraktar përfunduan me sukses testimin e tretë të aeroplanëve luftarakë pa pilot

Turqia
Një histori e pabesueshme nga Italia: Si e mashtroi

Një histori e pabesueshme nga Italia: Si e mashtroi "Nonno Sprint" sistemin e pagesave të autostradave

Evropa
ISW: Wagner llogaritet se ka humbur dhjetëra mijëra mercenarë në Bakhmut

ISW: Wagner llogaritet se ka humbur dhjetëra mijëra mercenarë në Bakhmut

Evropa
Kalo në kategori