LAJMI I FUNDIT:

Studenti i dehur amerikan ngjitet në shtyllën elektrike, rryma e përplas për tokë – shpëton mrekullisht

Studenti i dehur amerikan ngjitet në shtyllën elektrike, rryma e përplas për tokë – shpëton mrekullisht

Tendenca për të qenë në qendër të vëmendjes për pak sa nuk i kushtoi me jetë të riut nga SHBA, i cili derisa po bënte akrobacion në shtyllën elektrike në një moment preku telat nga të cilët shpërtheu flaka që e goditi fuqishëm dhe e përplasi në tokë.

Reklama

E gjithë ngjarja u zhvillua në një aheng të organizuar ku pas një nate të gjatë me alkool, studenti nga Universiteti i Ohios ishte ngjitur në shtyllën elektrike mbi nëntë metra të lartë nga i cila u rrëzua kur e goditi rryma, transmeton Telegrafi.

E kjo pamje rrëqethëse është filmuar me telefon celular ku shihet se si i riu Tyler Uher arrin të ngjitet në majë të shtyllës, derisa në sfond dëgjoheshin brohoritjet e miqve të tij.

Megjithatë ai në një moment kap telin që nga shpërthimi i fuqishëm e përplas në tokë, ndërsa të pranishmit e tmerruar me atë çfarë panë vrapuan për ta ndihmuar. Por fat ishte në anën e të riu që ka pësuar nga më e keqja, edhe pse ka djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

“Mendova se është i vdekur, nuk e di se si ka mbijetuar. Është mrekulli dhe rrëqethem kur e kujtoj atë moment”, ka deklaruar njëri nga dëshmitarët e shumtë.

Në anën tjetër zyrtarë të universitetit kanë bërë të ditur se Tyler është student i tyre, kurse në internet ka filluar fushata përmes të cilës po mbledhin para për ta ndihmuar të riun. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hulumtimi i Der Spiegel: Putini kurrë nuk ka qenë super spiuni sovjetik që dëshironte që bota ta besojë – ishte thjesht djaloshi i porosive në KGB

Hulumtimi i Der Spiegel: Putini kurrë nuk ka qenë super spiuni sovjetik që dëshironte që bota ta besojë – ishte thjesht djaloshi i porosive në KGB

Evropa
Gerashchenko: 16,000 persona gjenden në “zonën kritike” pas shkatërrimit të digës

Gerashchenko: 16,000 persona gjenden në “zonën kritike” pas shkatërrimit të digës

Evropa
Zelensky në takimin urgjent: Terroristët rusë në mes të natës hodhën në erë digën

Zelensky në takimin urgjent: Terroristët rusë në mes të natës hodhën në erë digën

Evropa
Shkatërrohet një digë e rëndësishme pranë Khersonit, publikohen pamjet - Zelensky thërret një takim urgjent

Shkatërrohet një digë e rëndësishme pranë Khersonit, publikohen pamjet - Zelensky thërret një takim urgjent

Botë
Ukrainasit përgjojnë telefonatat e rusëve, paralajmërojnë se forcat pushtuese planifikojnë shkatërrimin e digave tjera

Ukrainasit përgjojnë telefonatat e rusëve, paralajmërojnë se forcat pushtuese planifikojnë shkatërrimin e digave tjera

Evropa
Agjencia ukrainase Energoatom: Shkatërrimi i digës mund të ketë pasoja negative për centralin bërthamor

Agjencia ukrainase Energoatom: Shkatërrimi i digës mund të ketë pasoja negative për centralin bërthamor

Evropa
Kalo në kategori