Një grup studentësh nën moton “Dua të studioj në Evropë” dhe “Na duhet ndihma juaj, jo përjashtimi”, ka protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë ( EQAR).
Protesta është thirrur nga organizata “Paqja Studentore”.
Bujar Islami, njëri nga përfaqësuesit e këtyre studentëve bëri lutje para qeverisë që ata ‘të mos bartin barrën e vendimeve politike’.
“Javën e kaluar ka ndodhur një ngjarje tronditëse për studentët e Kosovës. Ky përjashtim ka ndodhur për shkak të ndikimit politik që ka bërë qeverisja jonë në sistemit të arsimit. Këtë barrë nuk do ta bartin ata por ne studentët. Mos na privon nga e drejta jonë për arsim”, tha ai.
Ndërsa, Përparim Blakaj, një tjetër student bëri thirrje që bordet e AKA-së të mos jenë politikë.
“Qëllimi jonë është të thërrasim në parandalimin e ndërhyrjes së politikës në arsim. Ne nuk e mbrojmë asnjërin bord as atë që ka qenë as atë që është. Të dyja bordet kanë qenë të infiltruara në politikë. Të mos vazhdoj politizimi ia arsimit në Kosovë, kërkojmë nga EQAR që të japë sqarime të detajuara për përjashtimin e AKA-së.”, tha Blakaj.
Dje, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi kishte thirrur në takim organizatat studentore për të biseduar lidhur me situatën e krijuar rreth AKA-së.
Premton Hulaj , Kryetari i ‘Paqes Studentore’, këtë takim e quajti ‘të çuditshëm’ dhe një formë presioni.
“Ka qenë ditë e diel, thirrja është bërë 3 – 4 orë para takimit. Ne e bëmë një reagim dhe kërkuam të protestojmë për të drejtat tona. Takimi ishte jo takim zyrtar sipas rregullave, nuk kemi mundur të gjithë organizatat të jemi prezentë në këtë takim. Ka qenë takim i çuditshëm dhe me njëfarë forme ka qenë presion. Do të unifikohemi dhe së bashku do ti arrijmë qëllimet tona”, tha Hulaj.
Ndryshe, Agjencia e Akreditimit të Kosovës, javën e kaluar u përjashtua nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë për shkak të vendimit që ishte marrë muaj më parë nga Ministri i Arsimit për të shkarkuar bordin e kësaj agjencie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City