LAJMI I FUNDIT:

Studentët nga Kosova tani mund të pajisen me diplomë Amerikane dhe të punojnë për kompanitë në SHBA

Studentët nga Kosova tani mund të pajisen me diplomë Amerikane dhe të punojnë për kompanitë në SHBA

 Sot do të flasim me Arijana Koskarova, themeluese e Creative Hub, zgjedhja numër  #1 për të gjithë ata që po kërkojnë një karrierë tech në Kosovë. Creative Hub së fundmi ka marrë liçencën e tyre nga Departamenti i Edukimit i Shteteve të Bashkuara dhe po u ofron studentëve të saj diploma të SHBA-së dhe BE-së.

Sot do të flasim në 4 vjetorin e tyre në Kosovë dhe benefitet e studentëve që zgjedhin Akademitë që këta të fundit ofrojnë për ata studentë që dëshirojnë të ndryshojnë karrierën e tyre.

Arijana, Creative Hub si një brend për edukim ka arritur në 4 vjetorin e saj në Kosovë. Çfarë mund të ndani me ne si arritjen tuaj më të madhe?

Arijana: Koha fluturon shumë shpejt. Ne hapëm Creative Hub në nëntor të 2019-ës, me një vizion për të ndihmuar njerëzit të fillojnë karrierën e tyre në fushën e teknologjisë. Grupet tona të para që krijuam ishin në akademitë për marketing dixhital dhe burime njerëzore. Tani, pas 4 vitesh, ne jemi krenarë të themi se kemi ndihmuar mbi 500 studentë të fillojnë karrierën e tyre në data science, marketingun dixhital, programim për pjesën front end, burime njerëzore, software testing dhe të tjera. Por ajo që është më e rëndësishmja, programet tona kanë evoluar, tani në çdo program ne kemi kurse për freelancing, program punësimi, punëtori për personal branding, seminare me kompani, workshop-e e hackatone… e të gjitha këto janë vlerë e shtuar për studentët tanë dhe na bëjnë ne zgjedhjen numër 1 për ndryshim të karrierës në Kosovë.

Që nga fillimi i programit ju u keni dhënë studentëve tuaj diploma të BE-së me ECTS kredi, pse është mirë që një student ta ketë këtë diplomë?

Arijana: Kjo është e saktë. Ne ishim e vetmja Akademi që jepnim diploma të njohura nga BE-ja me ECTS kredi. Studentët e përdorin këtë diplomë kur duan të vazhdojnë shkollimin ose të punojnë në vendet e BE-së. Ne kemi një numër prej tyre që janë pranuar në Universitete në Gjermani, Zvicër dhe Itali me diplomën tonë si dëshmi e aftësive të tyre në data science ose marketing dixhital.

Pas 4 viteve ju po pushtoni një treg të ri – Shtetet e Bashkuara. Ku gjendet zyra e Creative Hub në SHBA dhe a mund të flasim më shumë për programet në SHBA?

Arijana: Ne filluam procesin e liçencimit në SHBA në vitin 2022, kur u zhvendosa në Miami. Më 28 shtator patëm takimin tonë zyrtar me Komisionin e Departamentit të Edukimit të SHBA-së kur edhe na u dha liçenca e Akademisë Amerikane. Është një proces shumë i gjatë dhe shumë rigoroz, por jam e lumtur që në fund të gjithë Komisionerët komplimentuan programin tonë të data science si një nga më të mirët që kanë parë ndonjëherë!

Kur pritet krijimi i grupeve të para në SHBA? Në cilat programe mund të regjistrohen studentët?

Arijana: Grupet e para presim t’i kemi në shkurt të 2024-ës dhe studentët mund të zgjedhin një nga këto 4 programe, Akademia e Data Science, Akademia e Marketingut Dixhital, Akademia Front-End dhe Akademia e Dizajnit Grafik. Dua të përmend se të gjitha programet janë online, dy herë në javë nga 2 orë. Studentët mund të ndjekin programet nga komoditeti i shtëpive të tyre dhe në fund të marrin Diplomën Amerikane.

Meqënëse po flasim për Diplomën Amerikane, çfarë vlere ka posedimi i saj? Mund të na shpjegoni ndryshimin dhe përfitimet për studentët?

Arijana: Më vjen mire që pyete. Këtë do ta tregoj përmes një shembulli. Shumë njerëz shkojnë në SHBA me programin work & travel dhe vendosin të qëndrojnë. Vitet kalojnë ata përfundojnë duke punuar vetëm në punë me pagë të ulët, sepse nuk kanë aftësi. Tani, nëse ata do të investonin në Akademinë e Data Science, program i liçencuar me diplomë amerikane cila ka seli në Miami, ata do të merrnin aftësi dhe diplomë përpara se të shkonin në SHBA. Pasi të jenë atje, ata mund të fillojnë të aplikojnë në Indeed me Diplomën e tyre Amerikane nga Creative Hub Miami. Kjo është shumë më e vlefshme se një diplomë nga çdo shkollë tjetër lokale e cila është e panjohur në SHBA.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, si mund të marrin studentët më shumë informacion rreth kësaj çështje?

Arijana: Kushdo që është i/e interesuar mund të rezervojë një konsulencë falas për karrierë me Admission Director të studentëve në shkollën tonë Dardania-në. Në konsultimin e karrierës, ajo vlerëson aftësitë dhe qëllimet e studentëve të ardhshëm dhe u jep atyre zgjidhjen më të mirë që mund t’u ofrojmë. Ata mund të rezervojnë këtë takim në faqen tonë creativehubkos.com ose mund të vizitojnë zyrat tona në Prishtinë.

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: Creative Hub Kosovo

Email: contact@creativehubkos.com

Tel: 049 334 437