Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, fitues në tri nga gjashtë kategoritë e garës ndërkombëtare Inspireli EduProject Competition Croatia.
Në njoftimin për media thuhet se kjo është hera e parë që studentët nga Kosova marrin pjesë në këtë garë në mënyrë të organizuar institucionale si Universitet i Prishtinës, me ftesë nga organizatorët Inspireli Awards 2023.
Duke ua uruar fitoren studentëve të vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës, të cilët janë shpallur fitues në tri nga gjithsej gjashtë kategoritë e garës ndërkombëtare të organizuar nga platforma ndërkombëtare për arkitekturë Inspireli për projektimin e resorit turistik Miris Garden, në lokacionin Stari Grad – Paklenica, që gjendet pranë qytetit të Zarës, në Kroaci, kryeministri tha se këto arritje na bëjnë krenarë të gjithë.
Nën mentorimin e profesoreshës Rozafa Basha dhe Arta Xhambazi, studentët pjesëmarrës nga Kosova, pesë vajza dhe katër djem, morën vendin e parë në kategorinë e projektimit të qendrës komerciale, në kategorinë e projektimit të hotelit dhe në kategorinë e projektimit të apartamenteve.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, studentët treguan edhe përvojat e tyre nga kjo garë, emocionet si fitues, dhe planet për të ardhmen.
Këtë vit në garë kanë marrë pjesë studentë nga 38 vende të botës me 163 projekte. Juria vlerësuese ka gjithsej 963 anëtarë nga 126 vende të botës.
Fituesve të garave Inspirel u jepet mundësia të vizitojnë zyra/firma të njohura botërore të arkitekturës dhe dizajnit. Së fundi, një nga fituesit e kaluar të garës Inspireli është punësuar nga firma Zaha Hadid Architects në Londër, pas një vizite me ftesë të firmës. Pjesëmarrja në garë automatikisht garanton anëtarësinë e përhershme në platformë dhe nënkupton mundësinë për këshillim falas dhe rrjetëzim mes studentëve dhe universiteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit