Strumicë, qytetarët kërkojnë restaurimin e monumenteve osmane në qytet (Foto)
Monumentet osmane në qytetin juglindor të Maqedonisë, Strumicë, janë në pritje për restaurim. Në shpatin e majës ku gjenden Kullat e Carit të cilat vështrojnë drejt qytetit nga lartë, jetojnë afërsisht 6 mijë muslimanë. Xhamia Katib Durak Orta, e cila ndodhet në këtë lagje të vjetër turke, u mbyll për arsye të zvogëlimit të popullatës muslimane, ndërkohë që në vitin 1985 u ndërtua Xhamia Sejit Muhamed Nur.
Imami i xhamisë së re, Mithat Ahmet, në deklaratën për gazetarin e Anadolu Agency (AA) theksoi se fillimisht xhamia ishte ndërtuar si xhami e vogël pa minare dhe se në vitin 1990 është zgjeruar.
“Sejit Muhamed Nur ishte një dijetar dhe mësues i madh nga Egjipti që kishte ardhur këtu për të jetuar. Vinte nga brezi i profetit tonë. Për këtë arsye, emrin xhamisë ia vendosëm duke ia kushtuar atij. Ndërkaq, minarja u ndërtua para dy vitesh me mbeshtetje nga vende të ndryshme”, tha Ahmet.
– Le të restaurohen monumentet osmane
Një nga monumentet kryesore osmane në qytet është Xhamia Katib Durak Orta, e cila po i kërkon ditët e së kaluarës për shkak të pakujdesisë. Si për shumë xhami në Ballkan edhe për këtë xhami janë thënë pretendime se “në themelet e saj është kisha” dhe me këtë arsyetim janë bërë gërmime arkeologjike.
Duke e shprehur pikëllimin e tij për gjendjen e brendshme të xhamisë historike, Ahmet tha se “Në dhashtë Zoti të na ofrohet mbështetje në krye me Turqinë, dëshirojmë që përsëri xhaminë ta vëmë në funksion”.
Ndërkaq, një maqedonas i Strumicës që njihet si “xhaxhi Ivo” u shpreh se dëshirojnë që të restaurohen objektet osmane në qytet, duke filluar nga xhamia historike Katib Durak Orta, në mënyrë që qyteti ta rikthejë pasurinë kulturore.
Ivo, banor i lagjes së vjetër turke, tha se kanë kaluar shumë mirë me fqinjët turq me të cilët më parë kishin jetuar së bashku, duke shtuar se lagjja ka mbetur “e mangët” me largimin e shumë familjeve.
Ndër të tjera, Ivo gjithashtu i rikujtoi edhe kohërat e bukura gjatë muajve të Ramazanit së bashku me fqinjët turq, duke thënë se “Na ftonin në iftar. Kishte atmosferë të mrekullueshme”.
– Monumentet tjera osmane në lagjen e vjetër turke
Krahas Xhamisë Katib Durak Orta, tjetër monument osman në lagjen e vjetër turke është objekti i cili më parë përdorej si postë, ndërsa tani si muze. Banorët e Strumicës sot e kësaj dite këtë objekt e quajnë “Posta turke”.
Monument tjetër osman është edhe xhamia emri i së cilës thuhet të jetë “Xhamia Hunkar”. Kjo xhami, rrënojat e së cilës gjenden në kopshtet e disa shtëpive në qytet, është në mesin e monumenteve osmane që presin sërish ta shohin dritën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti: Anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan të vazhdojmë me bisedimet për Qeverinë e re
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit
Arrestohet një person nga Manastiri i kërkuar me fletarrest
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare