LAJMI I FUNDIT:

Strumica me ajrin më të ndotur në Maqedoni

Strumica me ajrin më të ndotur në Maqedoni

Strumica sot qëndron në krye të listës si qyteti me ajrin më të ndotur në vend. Deri në mesditë niveli i grimcave PM10 për metër kub ishte 253.9. Të ndotura janë edhe Prilepi, Manastiri, Kavadari, po tek të njëjtat niveli i ndotjes në ajër është më i ulët.

Qytetet me ajër më të ndotur


Strumica 153.9 PM10/m3
Gostivari 104.985 PM10/m3
Berova 101.85 PM10/m3

Ministri i Mjedisit Naser Nuredini tha se në një ligj të ri të ministrisë që është në procedurë në qeveri detyrohet që të gjithë ata që kanë leje te integruara A të instalojnë stacione të tyre matëse që do të funksionojnë 24 orë.

“Të gjitha ato masa tregojnë se do vit ndotja e jarit në vendin tonë ulet pak nga pak. Për fat të keq akoma kemi problem me ajrin e ndotur, por nuk dua të debatoj se ne jemi shteti më I ndotur në botë. Ato janë disa të dhëna që I plason një firmë private. E vërteta është se kemi problem me ajrin e ndotur.Por zgjidhja më e mirë që do ndikojnë në uljen enorme të ndotjes në ajër do të jetë përmes gazifikimit. Kur të fillojmë të ngrohemi më gaz, kur të kalojmë më shumë në ngrohje qendrore, sepse nëse vazhdojmë të ngrohemi si tani, atëherë do të vazhdojmë te këmi problem me ajrin e ndotur”, deklaroi Naser Nuredini- ministër i Mjedisit Jetësorë.

Masat e sjella në Shkup për shkak të ajrit të ndotur u ndërprenë 24 orë pasi erdhën në fuqi. Stacionet matëse sot tregonin vetëm të dhënat për zonën e Rektoratit, por jo edhe për pjesët tjera në kryeqytet. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të martën njoftoi se përqendrimet mesatare ditore të grimcave PM10 në Shkup janë nën pragun e përcaktuar të alarmit, për këtë arsye rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit nuk vlejnë më./Alsat/