LAJMI I FUNDIT:

Struktura rrethore e një burgu të vjetër francez, ku roja mund t’i shihte përnjëherë dyert e të gjitha qelive

Struktura rrethore e një burgu të vjetër francez, ku roja mund t’i shihte përnjëherë dyert e të gjitha qelive

Në Francë ka shumë objekte të vjetra që vazhdojnë ta kenë dukjen mbresëlënëse dhe të frikshme në të njëjtën kohë, sikurse ky burg i braktisur i shekullit të XIX-të.

Fotografi francez Romain Veillon, e ka fotografuar nga brenda burgun e qytetit Autun, të ndërtuar në mënyrë rrethore, në strukturën që në arkitekturë njihet si “panoptikon”, term i lashtë grek që nënkupton se “shihet në tërësi”, transmeton Telegrafi.

Ky ndërtim cilindrik i burgut, ia ka mundësuar rojave që t’i sheh përnjëherësh dyert e të gjitha qelive, ndërsa ishte e bezdisshme për t burgosurit, që e dinin se janë të vëzhguar gjatë gjithë kohës.


Burgu i ndërtuar midis 1854 dhe 1856 në Sheshin Saint-Louis, ishte në përdorim deri në vitin 1956, ndërsa është burgu i fundit panoptikon në Francë, është kthyer në monument kombëtar.

Dizajni panoptikon, u krijua në 1791 nga reformatori social anglez Jeremy Bentham.

Derisa burgjet e ndërtuara me këto specifika, e kishin një kullë qendrore, derisa në këtë burg ato mungojnë, por rojat duhet të kontrollonin duke shikuar nga një platformë e ngritur.

Megjithëse qelitë e këtij burgu francez kishin dyer, në këto burgje rrethore qelitë ishin me tyer transparente me rrjeta metalike.

Gjë që e bënte burgimin edhe më të rëndë, sepse nuk e dinin kur janë duke u vëzhguar nga rojat dhe gjatë gjithë kohës duhej të silleshin mirë. /Telegrafi/