LAJMI I FUNDIT:

Strugë, një maqedonase e pranon fenë Islame

Strugë, një maqedonase e pranon fenë Islame

Ratka Belkoska-Balltiq qytetare e Strugës, është maqedonasja e radhës e cila është konvertuar nga feja krishtere në atë Islame. Ajo me vetëdëshirë dëshmoi shehadetin para dëshmitarëve dhe e pranoi fenë Islame. Poashtu edhe Myftiu i Strugës, Salim efendi Sylejmani, e kurorëzoi atë me bashkëshortin e saj Demir Balltiq, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Që nga dita e sodit, unë jam pjesëtare e fesë Islame, domethënë myslimane, e martuar me vetëdëshirë me Demri Balltiqin nga Moroishta e Strugës. Ndjehem shumë krenare për faktin që Zoti Fuqiplotë më udhëzoi që ta pranoj Islamin për fe timen”, ka deklaruar, në mes tjerash, zonja Balltiq. /Telegrafi/