LAJMI I FUNDIT:

Struga Trim Lum për herë të parë fiton kampionatin në Ligën e Parë të Maqedonisë

Struga Trim Lum për herë të parë fiton kampionatin në Ligën e Parë të Maqedonisë

Struga Trim Lum sot arriti që të shpallet për herë të parë kampion në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Struga sot si vendas mundi Sileksin me rezultat 3-0. Golat u shënuan Ibraimi (42), Shabani (48) dhe (78).


Në derbin në mes ekipeve shqiptarë që u zhvillua në Çair, Shkupi mundi Shkëndijën me rezultat 2-1.

Në ndeshjet tjera Ak. Pandevi u mund nga Tikveshi me rezultat 1-4, Makedonija GjP mundi 7-0 Pobedën, Rabotniçki fitoj ndaj Bregallnicës me rezultat 5-4.

Kështu mbyllet matematikisht gara për titull, pasi Struga tashmë dy xhiro para fundit grumbullon 62 pikë, 7 më shumë se Shkupi në vendin e dytë (55) dhe 8 më shumë se Shkëndija në të tretin (54)./Telegrafi/