LAJMI I FUNDIT:

Stresi në punë mund ta shkurtojë jetëgjatësinë deri në 33 vite

Stresi në punë mund ta shkurtojë jetëgjatësinë deri në 33 vite
Angry boss

Një ambient pune armiqësor dhe stresues mund të reduktojë jetëgjatësinë e jetës sonë. Ata që e thonë këtë janë një grup studiuesish nga Universiteti i Harvardit dhe Stanfordit, të cilët kanë matur vitet që na shkurtohen.

Që nga momenti që niveli i stresit varion nga personi në person, kërkuesit kanë ndarë një grup vullnetarësh në 18 nëngrupe, sipas etnisë, seksit dhe shkallës së edukimit. Më pas kanë marrë në konsideratë faktorë të lidhur me vendin e punës (përfshirë oraret, turnet, çekuilibrin familje-punë, mungesën e një sigurie, shkarkimet e papritura) dhe i kanë vënë në raport me të dhënat mbi vdekshmërinë vjetore dhe jetëgjatësinë.


Duke analizuar rezultatet, studiuesit kuptuan se ata që e përjetojnë më shumë stresin dhe përfundojnë në vende pune pak të rekomandueshme, janë ata që kanë marrë një nivel edukimi të ulët.

Por rol të rëndësishëm luajnë edhe komponentët e tjerë: pasiguria, shkarkimet e shpeshta apo periudhat e ngërçit në kërkim të një pune të re, më shumë se gjithçka shkurtojnë jetën.

Si për meshkujt ashtu edhe për femrat, moskontrolli mbi jetën e vet profesionale paraqet pengesën më të madhe.

Ato që e “vrasin” gjininë femërore, janë sidomos turnet e lodhshme, ndërkohë që gjinia mashkullore trembet më shumë nga klima e pasigurisë së përgjithshme.

-26277

Ekspertët japin disa këshilla për t’i evituar pasojat e stresit në punë

– Kujdesi: Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.

– Marrëdhëniet: Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.

– Pushimi: Mësoni artin e “shkëputjes”, t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një orë pune do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj, shkruan Shqip. Pra dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.

– Qeshja: Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barsoletë, dërgoni dhe merrni email nga shokët tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori