Street Party Prishtina 2026

Street Party Prishtina rikthehet me muzikë, art dhe atmosferë urbane në zemër të kryeqytetit
Street Party Prishtina rikthehet më 8 gusht 2026, duke e shndërruar rrugën "Fehmi Agani", te Kafet e Vogla, në një skenë të hapur ku muzika, arti dhe kultura urbane bëhen bashkë. Festivali sjell një atmosferë verore me performanca muzikore, ekspozita artistike dhe hapësira të dedikuara për kreativitetin dhe gastronominë.
I organizuar nga NXT LVL Events & Entertainment dhe WinMusic Freedom, nën patronazhin e Komunës së Prishtinës, eventi synon të mbledhë artistë, krijues dhe vizitorë në një nga ngjarjet urbane më të veçanta të verës në kryeqytet.
Detajet
Data: 8 gusht 2026
Vendndodhja: Rruga "Fehmi Agani" (te Kafet e Vogla), Prishtinë
Programi?
Gjatë festivalit do të zhvillohen aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore, ndër të cilat:
- Performanca muzikore live gjatë gjithë eventit
- Ekspozita nga artistë artizanalë, piktorë, fotografë, dizajnerë dhe krijues të tjerë
- Hapësira të dedikuara për art, kulturë, ushqim dhe pije
Artistët pjesëmarrës:
- Jeton Berisha
- LŪK
- Neritaan
- Adrian Berisha
- La Baresha
Special Guest:
- Luna Skye (Paris • Ibiza)
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të përjetuar një nga festivalet urbane më interesante të verës në Prishtinë.
- Për të ndjekur performanca live nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.
- Për të zbuluar punimet e artistëve dhe krijuesve nga fusha të ndryshme.
- Për të shijuar një atmosferë të gjallë me muzikë, art, ushqim dhe argëtim.
- Për të kaluar kohë cilësore me familjen dhe miqtë në një ambient të hapur.
- Për të mbështetur kreativitetin dhe skenën artistike lokale.
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Hyrja në Street Party Prishtina 2026 është falas.
Eventi zhvillohet në ambient të hapur dhe është i hapur për të gjithë vizitorët.
Rrjetet sociale:
- Instagram: https://www.instagram.com/streetpartyprishtina_
- Facebook: https://www.facebook.com/streetpartyprishtina






































