LAJMI I FUNDIT:

“Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj

“Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
Foto: Instagram

Një nga pjesëmarrësit më karizmatik të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, padyshim se mbetet edhe ish-konkurrenti nga Shqipëria, artisti i grupit “Revolt Klan”, Bruno Pollogati.

Në një prononcim enkas për KlanKosova, në prag të startimit të sezonit të ri të BBVK-së që do të nis sonte duke filluar nga ora 21:00, Bruno ka shprehur porosinë e tij për konkurrentët e rinj.


Të njëjtit, Pollogati i ka këshilluar që “strategjitë t’i lënë jashtë shtëpisë dhe ta shijojnë sa më shumë”, këtë eksperiencë, që ai e cilëson si “të paharrueshme”.

Foto: Facebook

“I uroj të gjithë banorëve suksese sonte, t’i lënë strategjitë sepse emocionet aty brenda i fshinë të gjitha strategjitë që mund të kenë. Shijojeni në maksimum, siç kam bërë edhe unë sepse është një eksperiencë e paharrueshme”, ka thënë Bruno.

Në anën tjetër, i pyetur nëse – “po t’i jepej mundësia të bëhej edhe një herë pjesë e kastit të BBVK-së?”, Bruno ka dhënë një përgjigje me 100% siguri.

“Në qoftë se do më jepej mundësia të ri-futesha edhe një herë, do të hyja që në fillim, sepse ia vlen. Suksese, ju dua shumë të gjithëve, respekt për stafin organizativ dhe mediumin KlanKosova”, ka përfunduar Bruno.

Kujtojmë se pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova, i solli Brunos rritje të popullaritetit në Kosovë, çka u pasua edhe me bashkëpunime me artistë siç është këngëtarja krijuese e dhjetëra hiteve, Nora Istrefi, dhe jo vetëm.

“M’ke mungu” nuk ishte i vetmi projekt bashkëpunues i Brunos me një artiste nga Kosova, sepse javë më vonë, ai realizoi një duet tjetër me Yllka Kuqin, të cilën dyshja e titulluan “Karma”.

Të dy projektet u pëlqyen nga publiku dhe arritën të grumbullonin shifra të konsiderueshme klikimesh në platformën YouTube.

Big Brother VIP Kosova, edicioni i dytë, nis transmetimin sonte nga ora 21:00 – të njëjtin mund ta ndiqni ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori