LAJMI I FUNDIT:

“Stop për përmbaruesit” – paralajmërohen protesta më 1 maj (Video)

“Stop për përmbaruesit” – paralajmërohen protesta më 1 maj (Video)

Iniciativa “Stop për përmaruesit” ka paralajmëruar protesta më 1 maj. Ata thonë se nuk janë të kënaqur me propozim-ligjin e qeverisë dhe kërkojnë zhbllokim urgjent të llogarive, si dhe revizion të punës së përmbaruesve.

“Nuk jemi të kënaqur me propozim-ligjin e qeverisë, duam ligj të ri. Kërkojmë zhbllokim urgjent të llogarive, revizion të punës së përmbaruesve, gjykatësve, bankave dhe noterëve, të cilët kanë bashkim kriminal, si dhe më e rëndësishmja noterët dhe përmbaruesit të kthehen në pushtetin gjyqësor dhe jo të punojnë si firma private dhe të pasurohen në kurriz të popullit”, tha Ana Gligorova, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo ju bëri thirrje gjithë qytetarëve me llogari të bllokuara dhe të ardhura të ulëta të cilët vazhdojnë të paguajnë borxhet e para 20 viteve, të bashkangjiten në protesta./Telegrafi/