LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg arriti në Shkup

Stoltenberg arriti në Shkup

Avioni i veçantë i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg arriti në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, dhe për një orë pritet të aterojë edhe aeroplani i dytë në të cilën gjenden ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, përkatësisht të Këshillit veriatlantik.

Në aeroport Stoltenberg u prit nga një delegacion qeveritar dhe u drejtuan në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku ka pritje solemne në nder të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nesër para Qeverisë do të ketë pritje solemne me nderimet më të larta shtetërore për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai në qeveri do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe më pas do të mbahet mbledhje e këshillit të NATO-s me Komitetin për integrim.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg nesër do të pranohet edhe nga kryetari Stevo Pendarovski./Telegrafi/