LAJMI I FUNDIT:

Stevo Pendarovski emërohet koordinator nacional për NATO-n

Stevo Pendarovski emërohet koordinator nacional për NATO-n

Stevo Pendarovski është emëruar koordinator kombëtar për përgatitije të Maqedonisë për anëtarësim në NATO, informoi sot zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Vendimi për emërimin e deputetit të LSDM-së për koordinator kombëtar të NATO-s, është marrë në seancën e djeshme qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pendarovski do ta merr funksionin pasi vendimi të shpallet në Gazetën Zyrtare, ndërsa deri atëherë do të mbetet në funksionin e deputetit në Kuvend.

Maqedonia kishte koordinator kombëtar për NATO-n në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2009, kur në atë funksion ishte emëruar ministri aktual i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ky funksion mbeti i zbrazët dhe isht në pezullim pas mossuksesit të Maqedonisë që të merr ftesë për anëtarësim në samitin e Bukureshtit në vitin 2008./Telegrafi/