LAJMI I FUNDIT:

Stërvitjet gjatë shtatzënisë e lehtësojnë procesin e lindjes

Stërvitjet gjatë shtatzënisë e lehtësojnë procesin e lindjes

Mbajtja e një stili aktiv të jetesës gjatë shtatzënisë mund ta zvogëlojë periudhën kohore që e kaloni gjatë lindjes, thotë një studim.

Ka shumë përfitime të dëshmuara të ushtrimeve fizike gjatë shtatzënisë, duke filluar nga lehtësimi i dhimbjeve të shpinës, ngritja e niveleve të energjisë e deri te ndihmesa për rikuperimin pas lindjes, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja kanë zbuluar se ushtrimet fizike ndikojnë edhe në periudhën kohore që nënat do ta kalojnë gjatë lindjes.

Ekipi i hulumtuesve, të udhëhequr nga profesori Ruben Barakat, kishin kryer një studim me 508 gra të shëndetshme të cilat i kishin ndarë në dy grupe.

253 prej atyre femrave ishin vendosur në një grup kontrolli, ndërkaq 255 ishin vendosur në një grup për ushtrime fizike.

Ato në grupin e dytë kishin bërë ushtrime modeste aerobike gjatë shtatzënisë së tyre.

Pastaj hulumtuesit i kishin analizuar shumë faktorë gjatë lindjes së femrave, duke përfshirë periudhën kohore që e shpenzojnë ato gjatë lindjes, pesha e fëmijës, etj.

Ata kështu kishin konstatuar se nënat të cilat kishin bërë ushtrime fizike gjatë shtatzënisë kishin shpenzuar dyfish më pak kohë gjatë lindjes sesa ato të grupit të parë. /Telegrafi/