LAJMI I FUNDIT:

Stavileci akuzon Kurtin: Mbetesh mohues i shtetit të Kosovës

Stavileci akuzon Kurtin: Mbetesh mohues i shtetit të Kosovës

Blerand Stavileci, Shef i Kabinetit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka sulmuar ashpër kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti i cili të dielën ka deklaruar se PDK e Lista Serbe kanë politika të përbashkëta.

Stavileci ka thënë se nuk pret asgjë tjetër nga Kurti i cili njësoj sikur Serbi e Rusia nuk e njeh dhe e minon çdo ditë shtetin e Kosovës.


Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Stavileci ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje që thirren në shqiptari, nuk kanë arritur të gjejnë një kandidat shqiptar për kryetar të Mitrovicës së veriut, duke kandiduar kështu me një të afërm të Adriana Hoxhiqit që e mbështetë Listën Serbe.

“Në këtë Natë të Madhe, në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur harmonia dhe pajtimi duhet të mbisundojë kudo, Albin Kurti prej Vlad-imirit, duke mos njohur komb, fe e atdhe lajmërohet nga humnera e tij politike.

Ai mbetet një dhe vetëm një: mohues i Kosovës shtet, sharës më i madh i shtetit tonë krahas Beogradit e Moskës, preferuesi i sllavëve ose të huajave, sepse femrat shqiptare për të s’janë të denja për martesë e familje, godet për vota prapë shqiptarët, Mitrovicën dhe Kosovën.

Këtë e bën vetëm Albin Kurti, mohuesi e kundërshtari i shtetit të Kosovës si Beogradi e Moska, organizuesi i orgjive shfrenuese, shizofreni dhe mohuesi i vetëm i Kosovës shtet. Don kinse ta fitojë Mitrovicën me joshqiptar në emër të shqiptarisë, me bashkëkombësin e Adriana Hoxhiqit të Listës Serbe. Qytetarë të Mitrovicës, jo pseudopatriotëve, jo komunistëve, jo të pamoralshmëve, jo demagogëve, jo nihilistëve, pa komb dhe pa identitet. Mitrovica vetëm për shqiptarët e asessi për marionetat Vlad-imirase”, ka shkruar Stavileci.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori