Në ditën e tretë të vendimit të masës së reciprocitetit, në pikat kufitare ka vazhduar futja e mallrave nga Serbia në Kosovë.
Pas heqjes së taksës 100 për qind nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, deri në mesditën e sotme në pikat kufitare kanë hyrë 44 maune në vlerë prej 250 mijë euro.
Në Doganën e Kosovës thonë se masa e reciprocitetit me Serbinë po zbatohet, dhe se nuk ka pasur emërtime antikushtetuese në dokumentet nga Serbia.
Vetëm në pikën kufitare në Merdare nga mëngjesi kanë hyrë katër maune me mallra me origjinë nga Serbia. Arton Lushaku, shef i ndërrimit në këtë pikë kufitare, tregon se këto maune kanë importuar mallra të ndryshme.
“Nga mëngjesi kanë hyrë katër maune me mallra me origjinë nga Serbia. Kemi mallra të ndryshëm, ka industri kimike, ka industri ushqimore, ambalazhë e tjera. Deri më tani nuk kemi hasur në diçka që ka rënë në kundërshtim me vendimin e qeverisë. Që do të thotë që gjithçka është respektuar, pra masa e reciprocitetit është respektuar në përgjithësi”, thotë ai për ksp.
Ndër të tjera, Lushaku thotë se mallra nga Serbia janë importuar më shumë pas heqjes së taksës ndaj lëndës së parë, krahasuar me mallrat që kanë hyrë në Kosovë pas vendosjes së masës së reciprocitetit.
Për këtë, zëdhënësi për media në Doganën e Kosovës, Adriatik Stavileci për KP deklaron se vetëm gjatë ditës së sotme në gjitha pikat kufitare kanë hyrë 44 maune nga Serbia, në vlerë prej 250 mijë euro.
“Ditën e parë kemi pasur një import të ulët, pra vetëm 16 mauna kanë qenë nga Serbia, derisa nga Bosnja nuk ka pasur. Derisa në ditën e dytë kemi pasur rreth 100 mauna të cilat kanë hyrë nga Serbia me vlerë rreth gjysmë milioni euro. Këto kryesisht kanë qenë me produkte ushqimore si dhe me industrinë kimike, po ashtu edhe me industrinë ndërtimore. Derisa sot për momentin që ne flasim kemi rreth 44 mauna të cilat kanë ardhur nga Republika e Serbisë. Dhe vlera e tyre deri në këtë moment është rreth 250 mijë euro, pra është më e ulët se dy ditët paraprake. Derisa sot kemi edhe katër importet e para nga Bosnja, të cilat kanë një vlerë rreth 30 mijë euro”, deklaroi Stavileci.
Pas heqjes së taksës për lëndën e parë, nga data 20, Stavileci tregon se ka pasur import në vlerë prej një milionë euro.
“Kemi pasur rreth 1 milion euro import, kryesisht nga Serbia, ndërsa nga Bosnja nuk kemi pasur të lëndës së parë. Por, mund t’iu them që lënda e parë, edhe para vendosjes së taksës brenda vitit kemi pasur nga Serbia rreth 26 milionë euro import të lëndës së parë, që është një shifër mjaft e vogël krahasuar me totalin e importit të Serbisë që kemi pasur mes 450 milionë euro brenda një viti”, shtoi ai.
Ndër të tjera, ai thotë se nga Dogana e Kosovës masa e reciprocitetit po respektohet, derisa thekson se deri më tani janë bërë 200 kërkesa nga Serbia e Bosnjë-Hercegovina. Për këtë, siç thotë ai nuk është parë asnjë emërtim antikushtetues në dokumentet nga Serbia gjatë importit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Në mesin e 25 shteteve konkurruese “Zgatar Electronics” fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën