LAJMI I FUNDIT:

Statovci: 93 nga 95 kriteret i kemi përmbushur, jemi në kilometrin e fundit të liberalizimit të vizave

Statovci: 93 nga 95 kriteret i kemi përmbushur, jemi në kilometrin e fundit të liberalizimit të vizave

Zëvendësministrja e Integrimeve Evropiane, Anila Statovci, në një intervistë për lajmi.net ka treguar për kilometrin e fundit që e ka Kosova në liberalizimin e vizave. Ajo ka komentuar deklaratat e komisionerit Johannes Hahn dhe shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova. Statovci ka thënë se nga 95 kritere që ishin, 93 janë plotësuar, ndërsa kanë mbetur edhe dy.

Ministria e Integrimeve Evropiane ka qenë pa prezencë politike  vetëm për më pak se një muaj. Gjatë kësaj kohe përkujdesjen politike e ka marrë zëvendëskryeministri Kuçi.


Statovci është emëruar në postin e zëvendësministres me vendim formal nga data 7 nëntor.

“Mesazhi i Komisionarit  Hahn ka qenë shumë i qartë dhe nuk ka vend për interpretime. Natyrisht se Kosova është ne kilometrin e fundit te rrugëtimit për liberalizimin e vizave. Gjersa duhet të punojmë mjaft shumë për procesin e implementimit te MSA, liberalizimit te vizave për shtetasit Kosovare i dalin përpara vetëm dy kriteret tani me te njohura nga te gjithë në shtet, janë këta ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi si dhe Luftimi efektiv i Korrupsionit. Prej 95 kritereve qe është dashur te përmbushen për të fituar liberalizimin e vizave, Kosova ka përmbushur 93 prej tyre dhe këto dy kriteret e mbetura janë pra ai kilometri u fundit i kësaj maratone”, tha Statovci.

Statovci ka folur edhe rreth deklaratës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, se Demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave.

“Deklaratat e ambasadores Apostolova, shefes se zyrës se BE gjithsesi janë në të njëjtën vijë dhe frymë sikurse edhe ato të Komisionarit Hahn. Përderisa mbeten peng këto dy kritere të pambushura, pra për shkak të pengesave trafiku është ndalur në këtë kilometrin e fundit, mendoj se gjasat reale janë që nuk do të arrihet mënjanimi i këtyre pengesave për këtë një muaj e gjysmë sa ka mbetur deri në fund të vitit kalendarik. Megjithatë, mbes me një shpresë, po ashtu shumë reale, se me punë të përbashkët të të gjithë akterëve do të arrijmë që gjatë vitit të ardhshëm tejkalojmë këtë nyje dhe ta arrijmë liberalizimin e vizave. E mirë për të gjithë do të ishte që mos të lidhemi për data formale por që me punë, dhe për këtë janë të nevojshme që të gjithë, të eliminojmë pengesat në rrugë njërën pas tjetrës. Nuk ka vend për zhgënjim. Kemi përkrahjen e plotë të BE-së për këtë”, tha ajo. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Lajme
Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Lajme
SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

Lajme
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Politikë
Kalo në kategori