LAJMI I FUNDIT:

Statistikë, BE-ja dhe Rusia përafrohen në Maqedoni për nga roli i aleatit të jashtëm

Statistikë, BE-ja dhe Rusia përafrohen në Maqedoni për nga roli i aleatit të jashtëm

26.2% e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se BE-ja do të ishte aleat më i mirë i jashtëm, ndërkaq 25% e tyre mendojnë se këtë rol do ta luante Rusia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

17.5% e qytetarëve parapëlqejnë SHBA-të, si aleat të Maqedonisë. Kështu thonë të dhënat e analizës së mendimit publik për procesin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE.

Analiza është kryer nga profesor Ivan Damjanovski në bashkëpunim me Institutin për demokraci ”Societas civilis” dhe fondacionin ”Konrad Adenauer”. Analiza tregon rënie të mbështetjes për anëtarësim në BE, mirëpo niveli i përkrahjes së anëtarësimit në BE vazhdon të mbetet i lartë, pra 77%.

Sipas analizës ”Kredibiliteti i Bashkimit Evropian në Maqedoni është vënë në pikëpyetje” të përpunuar nga ”Societas civilis” tregon se 44% e qytetarëve të Maqedonisë nuk janë të kënaqur me tentimet që BE-ja i ndërmerr në rolin e ndërmjetësimit të krizës politike në vend. 58.5% e qytetarëve nuk kanë asnjëdijeni për raportin e PRIBE-së.

Një dallim i dukshëm vërehet te dy grupet më të mëdhaja etnike në vend, shqiptarët dhe maqedonasit. Nëse 32.2% e shqiptarëve e konsiderojnë BE-në dhe 28.3%, SHBA-të, si aleatë të jashtëm të Maqedonisë, ndryshe mendojnë maqedonasit. 29.9% e tyre mendojnë se Rusia do të ishte aleati më i mirë i jashtëm i Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori