LAJMI I FUNDIT:

Statistikat evropiane për punë – Sa punojnë banorët e Maqedonisë ?

Statistikat evropiane për punë – Sa punojnë banorët e Maqedonisë ?

Banorët e Maqedonisë janë ndër të fundit në Evropë sipas kohëzgjatjes së jetës aktive në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në shtetin tonë kjo zgjat 31 vite, ndërsa mesatarja në suaza të BE-së është 35.6 vite, tregojnë të dhënat e Eurostat – Shërbimi evropian për statistika. Sipas kësaj statistike, meshkujt në Maqedoni punojnë madje 13 vite më shumë se femrat, gjegjësisht jeta mesatare e punës së meshkujve zgjat 37.2, ndërsa ajo e femrave vetëm 24.4 vite.

Treguesi statistikor “kohëzgjatja e jetës aktive në punë” e mat numrin e viteve që një person në moshë mbi 15 vjeçare mund të presë të jetë aktiv në tregun e punës gjatë jetës së tij, qoftë i punësuar ose i papunë.


Sipas këtij treguesi, në suaza të Evropës, statistika dallon tre grupe kryesore të shteteve, plus nga një shtet që ndahet në secilën anë të spektrit, Islanda është e vetmuar në majë, ndërsa Turqia është në fund të listës.

Grupin e parë e përbëjnë shtetet me rand të ulët (me kohëzgjatje nën 35 vite) dhe në të janë Belgjika, Luksemburgu, Italia, Malta, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Rumunia, Bullgaria, Maqedonia dhe Greqia.

Grupi i dytë përbëhet nga shtetet ku kohëzgjatja është nga 35 deri më 39.9 vite dhe në të vendosen Portugalia, Spanja, Qiproja, Franca, Gjermania, Austria, Çekia, Irlanda, Britania e Madhe, Finlanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.

Në grupin e tretë janë Suedia, Danimarka, Holanda dhe Zvicra, të cilat kanë pritshmëri për 40 deri më 44.9 vite aktive në punë.

Në majë të listës, e pakontestueshme është Islanda me një mesatare prej 47.4 vite pune, ndërsa në skajin tjetër është Turqia me mesataren më të ulët prej 28.5 vite pune./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori