LAJMI I FUNDIT:

Standard and Poor`s rrit vlerësimin për Greqinë

Standard and Poor`s rrit vlerësimin për Greqinë

Agjencia prestigjioze e vlerësimit të kreditit, Standard and Poor`s ka rritur notën e borxhit sovran të Greqisë si në valutën vendase ashtu edhe në valutë të huaj, nga B- në B+, duke nënvizuar kështu faktin se ka përmirësime të dukshme në projeksionet fiskale dhe ato financiare të vendit të zhytur jo vetëm në një mal borxhi por edhe në një krizë borxhi.

“Vlerësimet tona për Greqinë marrin zakonisht mbështetje nga kostot e pazakonta të ulëta të financimit të barrës së borxhit të qeverisë si dhe nga mbështetja e vazhdueshme e kreditorëve zyrtarë ndaj vendin në forma të ndryshme, por kryesisht në formën e lehtësimeve”, thotë Standard and Poor`s në njoftim.


Në vlerësimin e ri ruhet e pandryshuar perspektiva për të ardhmen, në pozitive. Madje, agjencia thotë gjithashtu se, mund të marrë në konsideratë një rritje tjetër të notës së borxhit sovran nëse vendi do të krijojë mjaftueshëm likuiditet për të para financuar pagesat e ardhshme të borxhit, përpara daljes nga programi i tretë i shpëtimit.

Aktualisht, Greqia e ka të pamundur të paguajë vetë këstet e radhës së huas, pa marrë kredi të re. Në rast se do të jetë në gjendje ta bëjë diçka të tillë brenda muajve të verës, atëherë Standard and Poor`s do të bëjë një tjetër vlerësim. /Telegrafi/