Stafi i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të New Yorkut vunë re diçka të pazakontë në rrezet X të çantës së një udhëtari: një mace që udhëton ‘pa biletë’.

Administrata e Sigurisë së Transportit (TSA) tha se agjentët që monitoronin bagazhet me rreze X në aeroport vunë re atë që dukej të ishte skica e një kafshe, transmeton Telegrafi.

“Çanta u hap nga një oficer i TSA-s, i cili u trondit kur pa brenda një mace të gjallë portokalli”, tha zëdhënësja e TSA-s, Lisa Farbstein.

Agjentët e TSA-si raportuan Delta Airlines dhe linja ajrore më pas gjeti pronarin e çantës, i cili po përgatitej të fluturonte për në Orlando, Florida.

Reklama

Pronari i çantës tha se macja i përket një anëtari tjetër të familjes së tij. Siç raportohet burri ishte në gjendje të rezervonte një tjetër fluturim për ditën tjetër, në mënyrë që të mund ta çonte macen në shtëpi. /Telegrafi/

Reklama