LAJMI I FUNDIT:

Spiunohet Porsche Cayenne teksa lëvizte në rrugë të hapur (Foto)

Spiunohet Porsche Cayenne teksa lëvizte në rrugë të hapur (Foto)

Zyrtarë nga Porsche, kanë bërë të ditur se po punohet në gjeneratën e tretë të modelit Cayenne, pa dhënë asnjë detaj të specifikave, formën apo datën e lansimit.

Por, spiunët e AutoGuide, ia kanë dalë ta fotografojnë këtë veturë, teksa po bënte testime në një rrugë të hapur në Spanjë, transmeton Telegrafi.


2

Megjithëse shtresa e kamuflazhit nuk lejon të shihet shumë, duke se vetura ka dallime shumë të mëdha nga paraardhësit.

‘Humbja e peshës’ është ajo që bie në sy më së shumti, meqë pjesët anësore, kapaku i pjesës së përparme si dhe tavani janë shumë të rrafshëta.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pritet të ketë ndryshime rrënjësore, në pjesën e përparme dhe atë të grillit.

3Vetura duket më e lartë se modelet paraprake, si dhe ka linja shumë më të theksuara.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, njohësit e veturave, thonë se enterieri i këtij modeli do të jetë më i mirë se ai i Panameras që lansohet vitin e ardhshëm. /Telegrafi/