LAJMI I FUNDIT:

Spitalin e Pejës e merr uji (Video)

Spitalin e Pejës e merr uji (Video)

Në një video që ka publikuar në rrjetin social Facebook, Naim Haxhosaj, qytetar i Pejës, shihet se pas të reshurave të shiut është vërshuar nga uji Spitali i Pejës – Reparti i Internos, ku janë të shtrirë pacientë me sëmundje të zemrës.

Sipas tij, kjo ndodhë për herë të dytë brenda gjashtë muajsh.


“Në këtë repart janë dhënë hiç më pak se 100 mijë euro në emër të riparimit apo intervenimit në pranverë, ndërsa tash pacientët i merr uji!!!”, shkruan Haxhosaj./Telegrafi/