Spitali pediatrik brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tashmë ka filluar të ndërtohet. Ky spital është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, me vlerë 22 milionë euro. Thuhet se afati për ndërtimin komplet të këtij objekti do të zgjasë 22 muaj.
Brenda këtij spitali, parashihet të ketë edhe Kardiokirurgji të fëmijëve. Një shërbim i tillë mungon në Kosovë.
Në vend janë afro 400 fëmijë në vit që lindin me anomali në zemër. Prej tyre, rreth 200 kanë nevojë për intervenim kirurgjik, shërbim të cilin u duhet ta marrin jashtë vendit.
Por, Ramush Beiqi kardiolog pediatër, i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova nuk e ka asnjë kardiokirurg për fëmijë. Ai është skeptik se brenda këtij objekti do të mund të ofrohet një shërbim i tillë.
Ai shton se po që se është paraparë Kardiokirurgjia, tashmë kuadri mjekësor është dashur të jetë në trajnim në mënyrë që një shërbim i tillë të mund të ofrohet.
“Staf për Kardiokirurgji të fëmijëve nuk ka në Kosovë. Duhet të shkojnë në trajnime pasi kemi kardiokirurg adut, por që duhet të shkojnë në avancim, pasi është lëmi specifike. Kosova pra nuk e ka asnjë kardiokirurg për fëmijë aktualisht”, thotë Beiqi.
Në anën tjetër, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Basri Sejdiu deklaroi se brenda spitalit përpos shërbimeve të tjera, do të ketë edhe Kardiokirurgji për fëmijë, ku me përgatitjen e infrastrukturës së objektit, do të ketë edhe përgatitje të stafit njëkohësisht.
“Po do të jetë edhe Kardiokirurgjia e fëmijëve, pasi e kemi Kardiokirurgjinë për të rritur dhe është duke funksionuar. Ka edhe staf dhe ka profile, por me përgatitje të infrastrukturës do të ketë paralelisht edhe përgatitje të stafit”, tha Sejdiu.
Ndryshe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, ministre e Shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe patën zyrtarizuar fillimin e planeve për ndërtimin e një qendre pediatrike kirurgjike në Prishtinë. Për ndërtimin e kësaj qendre kanë deklaruar se do të dhurohen 22 milionë euro. Ish-presidentja e Kosovës, Jahjaga pati thënë se klinika parashikohet të hapet në verën e vitin 2017. Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ministri I Shëndetësisë Uran Ismaili ka shpjeguar arsyet e vonesave për ndërtimin e spitalit pediatrik.
“Do të ndërtohet një spital pediatrik, i cili do të jetë modern, i cili do të ketë pajisje moderne, do të ketë diku 100 shtretër, 10 mijë metra katrorë, donacion prej mbi 20 milionë euro dhe që është më se i nevojshëm. Kemi mbetur peng për arsye sepse nuk kemi mundur të zhvillojmë plane tjera, e në anën tjetër nuk ka filluar realizimi i projektit”, tha Ismaili.
“Një punë shumë e madhe është përfunduar dhe tani pritet që puna ta merr hovin e vet, të shihet edhe duke u nisur katet e ardhshme”, tha tutje Ismaili.
Derisa ky spital të ndërtohet, shumë fëmijë nga Kosova janë të detyruar të shkojnë në vende tjera, kryesisht në Turqi dhe vende të Bashkimit Evropian, për të kryer operacione në zemër./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë