ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar mbi 91 mijë vizita ambulantore gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas statistikave të publikuara nga ky institucion shëndetësor, fluksi më i madh i pacientëve është regjistruar në shërbimet e Pediatrisë dhe Emergjencës, të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vizitave gjatë kësaj periudhe.


Në Pediatri janë realizuar 17 mijë e 898 vizita, ndërsa në Emergjencë janë pranuar 16 mijë e 238 pacientë. Pas tyre renditen Oftalmologjia me 7 mijë e 395 vizita, Ortopedia me 6 mijë e 215 vizita dhe Kirurgjia me 5 mijë e 807 vizita.

Sipas të dhënave, në Shërbimin Internistik janë kryer 5 mijë e 593 vizita, në Otorinolaringologji (ORL) 5 mijë e 542, ndërsa në Urologji 5 mijë e 525 vizita.

Gjatë periudhës janar-qershor 2026, shërbimi i Dermatologjisë ka regjistruar 3 mijë e 226 vizita, Neurologjia 2 mijë e 992, Fiziatria 2 mijë e 914, Pulmologjia 2 mijë e 275 dhe Gjinekologjia 2 mijë e 178 vizita.

Numri më i ulët i vizitave është regjistruar në Psikiatri me 952 vizita dhe në Infektivë me 299 vizita.

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka bërë të ditur se këto statistika pasqyrojnë punën e vazhdueshme të stafit mjekësor dhe angazhimin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e rajonit të Mitrovicës. /Telegrafi/