Spitali i Vushtrrisë përmbyll 6-mujorin me mbi 28 mijë vizita ambulantore

Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka përmbyllur me sukses gjashtëmujorin e parë të vitit, duke realizuar mbi 28 mijë vizita ambulantore dhe duke ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët.
Sipas njoftimit të spitalit, gjatë periudhës janar–qershor, në ambulancat specialistike janë realizuar gjithsej 28,098 vizita ambulantore.
Sektorët me numrin më të madh të shërbimeve të ofruara gjatë këtij gjashtëmujori janë: Pediatria: 8,789 vizita, Shërbimi i Emergjencës: 8,237 vizita, Sëmundjet e Brendshme (Interno): 7,031 vizita, Kirurgjia: 1,464 vizita, Gjinekologjia: 785 vizita, Ortopedia: 623 vizita, Neurologjia: 613 vizita, Pulmologjia: 556 vizita.
Nga Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed” kanë falënderuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit për përkushtimin e treguar në ofrimin e kujdesit shëndetësor.
“Vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe në pjesën e dytë të vitit për të garantuar kujdesin më të mirë shëndetësor”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Telegrafi/






































