LAJMI I FUNDIT:

Spirulina – spirale e shëndetit dhe e vitalitetit

Spirulina – spirale e shëndetit dhe e vitalitetit

Spirulina është alga e ujërave të ëmbla që ka ngjyrë të kaltër-gjelbër, e cila rritet në liqenet dushkore të pasura me minerale dhe në hurdha peshqish të botës së egër.

Është përplot proteina, minerale dhe materie të tjera ushqyese, prandaj disa shkencëtarë konstatojnë që do të mundë të zgjidhë problemin botëror të urisë, duke i furnizuar njerëzit me të gjithë përbërësit e nevojshëm.


Dy lloje më të popullarizuara spirulinash për ushqim janë spirulina maxima dhe spirulina platensis, transmeton Telegrafi.

Pasuria e përbërësve të vlefshëm

Spirulina është burim i pasur i materieve ushqyese. Përmban 60 për qind të albuminave, 18 për qind amino-thartira dhe vitaminat A, C, E, D dhe B.

Për shkak të sasisë së konsiderueshme të vitaminës B12, ndihmon në zhvillimin e indeve të shëndetshme nervore, por edhe në metabolizëm të çdo qelize në organizëm.

Nga mineralet përmban kalium, kalcium, magnez, hekur, natrium, fosfor, zink dhe selen. Një dozë ditore spiruline përmban më shumë hekur se sa dy filxhan spinaq.

Është e pasur edhe me klorofil, i cili i ndihmon pasqyrës së mirë të gjakut, balancon pH-në dhe ndihmon në nxjerrjen e toksinës nga organizmi.

Cilësitë shëruese të spirulinës

Është e njohur që spirulina është burimi më i pasur i beta-karotenit (përmban dhjetëfish më shumë sesa karota).

Hulumtimet tregojnë që beta-karoteni është nutrieni më i suksesshëm në luftën kundër radikaleve të lira, të cilat dëmtojnë qelizat, përshpejtojnë plakjen dhe shtojnë rrezikun nga kanceri.

Pos beta-karotenit, spirulina përmban zeaksantinin – antioksidant i fuqishëm i cili ka veprim tetëfish më të madh se beta-karoteni. Zeaksantini ka veprim mbrojtës ndaj sistemit nervor, trurit dhe syve.

Spirulina është shumë e efektshme edhe kundër helmimeve me metale të rënda, sepse vepron sikur chelate natyrore. Spirulina lidh për vete metale të rënda, prandaj edhe i nxjerr nga organizmi.

Është e dobishme edhe me rastin e peshës së madhe të trupit, sepse ngadalëson urinë dhe zvogëlon nivelin e kolesterinës.

Mbron pankreasin dhe qelizat të cilat prodhojnë insulinën, me të cilat stabilizon sheqerin në gjak dhe ndihmon në preventivën e diabetit.

Bllokon prodhimin e interleukinës 4, e cila bashkëvepron në shfaqjen e reaksioneve alergjike.

Studimet kanë treguar forcën e saj të pabesueshme në eliminimin e inflamacioneve në organizëm, gjë që është e rëndësishme për preventivën dhe shërimin e artritit dhe të shumë sëmundjeve të tjera inflamatore.

Është zbuluar që spirulina mbron edhe nga rrezatimet e dëmshme. Për shkak të cilësive të detoksikimit që ka, është përdorur në ish-BRSS-në pas katastrofës së centralit bërthamor në Çernobil.

Gjithashtu është e njohur që shton energjinë, zbut stresin, pagjumësinë, ankthin dhe depresionin.

Spirulina zvogëlon apetitin dhe përshpejton metabolizmin, për ç’shkak është artikull ideal për dobësim.

Kjo algë e pasur me albumina – përmban më shumë proteina sesa mishi! Për këtë shkak është plotësim i shkëlqyeshëm i ushqimit për vegjetarianët dhe veganët.

Cilësitë shëruese të spirulinës:

– eliminon alergjitë dhe inflamacionet
– ushqen organizmin me nutrienë të domosdoshëm
– zvogëlon rrezikun nga kanceri dhe plakja e parakohshme
– shton nivelin e energjisë
– ul shtypjen e lartë të gjakut
– ndihmon të sëmurët me diabet
– mbron nga artriti dhe reuma,
– përshpejton metabolizmin
– përmirëson pasqyrën e gjakut
– eliminon celulitin dhe ndihmon në humbje peshe
– mbron nga rrezatimet
– ndihmon në rastin e PMS-së
– përmirëson përqendrimin dhe kujtesën
– pastron organizmin nga helmet dhe metalet e rënda.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori