LAJMI I FUNDIT:

Spektaklin në Gjakovë e prishin në fund tifozët vendas duke goditur me gur Haxhimusën, Gjilani siguron Superligën – Vëllaznimi mbetet në barazh

Spektaklin në Gjakovë e prishin në fund tifozët vendas duke goditur me gur Haxhimusën, Gjilani siguron Superligën – Vëllaznimi mbetet në barazh

Spektakël nga fillimi i ndeshjes ishte në Gjakovë në mes Vëllaznimit dhe Gjilanit, por në fund të ndeshjes është prishur pasi tifozët vendas goditën me gur Betim Haxhimusën e mysafirëve. Gjithsesi ndeshja që zgjati më shumë se dy orë nuk ka sjellë fitues pasi skuadrat luajtën baras 0-0 me të cilin rezultat Gjilani siguroi mbijetesën.

Ndeshja filloi me spektakël në tribuna nga tifozët vendas që kishin mbushur shkallët e stadiumit.


Por edhe futbollistët e Gjilanit nuk ishin të vetëm pasi për t’i përkrahur kishin udhëtuar Skifterat.

Të pranishëm në stadiumin e qytetit në Gjakovë, ishin edhe yjet e futbollit shqiptar si Lorik Cana, Amir Abrashi dhe Eros Grezda.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët të cilët rrezikuan pas katër minutave lojë.

Gëzim Rusi gjuajti bukur pas harkimit nga Sadriu por portieri i vendasve Muhaxhiri shpëtoi portën.

Pas këtij aksioni, vendasit morën lojën në dorë dhe tentonin të shënonin golin e epërsisë.

Por në minutën e 22-të Gjilani ka mundur të shënoj pas një kundërsulmi por goditjen e Armend Thaqit e ndali Muhaxhiri.

Vëllaznimi rastin e parë të mirë e pati në minutën e 30-të, por mbrojtja mysafire intervenoi mirë për ta larguar rrezikun.

Krejt në fund të pjesës së parë, vendasit që po mbroheshin mirë patën edhe një kundërsulm të rrezikshëm por Ergon Hyseni në fund u ngatërrua me topin.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Vëllaznimi e nisi fuqishëm pjesën e dytë kur rrezikuan me goditjen e Jeton Dushit por pa sukses.

Në minutën e 57-të edhe Besnik Krasniqi tentoi shënimin me kokë por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Vendasit vazhduan sulmet e rrezikshme ndërsa rast të mirë pati edhe Rogova por pa sukses.

Lorik Rudi pati një rast tejet të mirë në minutën e 81-të, por Donat Kaçiu i mysafirëve shpëtoi gol të sigurt.

Djelmoshat e Gani Sejdiut nuk i ndalën sulmet dhe radhën për të rrezikuar e kishte Besnik Krasniqi por mbi portë.

Gjyqtari i katërt dha gjashtë minuta shtesë në këtë takim.

Gjithçka filloi në minutën e parë shtesë kur filloi përleshja mes futbollistëve në mes të fushës.

E derisa po kryhej një zëvendësim nga mysafirët, tifozët vendas goditën me gur në kokë Betim Haxhimusën e Gjilanit duke ia qarë kokën.

Përleshjet vazhduan mes lojtarëve, derisa gjyqtari kryesor Genc Nuza ndërpreu ndeshjen.

Gjyqtari nga Prishtina pas konsultimit me kolegët e tij dhe delegatin e ndeshjes vendosën t’i dërgonin lojtarët e dy skuadrave në zhveshtore dhe dha urdhër për tu larguar tifozët.

Pas më shumë se gjysmë ore rifilloi ndeshja ku Gjilani u tregua i rrezikshëm me Armend Thaqin që për pak sa nuk shënoi.

Deri në fund më nuk pati ndonjë rast shënimi dhe ndeshja përfundoi pa fitues 0-0.

Gjilani e mbyll këtë kampionat me 46 pikë të tubuara pas 33 ndeshjeve në Superligë.

Ndërkohë Vëllaznimi mbetet në pozitën e nëntë me 44 pikë dhe do të luaj në barazh me Ferizajn e pozitës së katërt nga Liga e Parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori