LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e Motorola Razr mund të mos jenë të nivelit premium

Specifikat e Motorola Razr mund të mos jenë të nivelit premium

Më shumë detaje kanë dalë në lidhje me Razr, telefonin e ardhshëm të palosshëm të Motorola. Sipas tyre, telefoni mund të mos jetë aq i bollshëm se sa do të shpresonim.

Specifikat e zbuluara tregojnë se telefoni (fillimisht i emëruar si Voyager) do të duket shkëlqyeshëm, me një ekran të palosshëm në brendësi.

Një burim i tha XDA Developers se 2019 Motorola Razr do të mundësohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 710 dhe do të vijë me 4GB ose 6GB RAM, në varësi të modelit.

Do të ketë hapësirë ruajtëse prej 64GB ose 128GB dhe vetëm një bateri 2,730mAh. Megjithatë, faqja e internetit shton një mohim, duke thënë se informacioni i baterisë mund të jetë i vjetëruar, pasi që telefonat e tjerë të palosshëm kanë bateri shumë më të mëdha.

Kështu, Razr i ri ka të ngjarë të jetë shumë më i vogël në madhësi dhe, siç duket, në aftësi.

Ekrani i palosshëm është 6.2 inç me rezolucion prej 2142 x 876 pikselë. Telefoni do të vijë në variantet e ngjyrave të bardhë, të zezë dhe ari.

Këto janë të gjitha specifika spekulative, kështu që çdo gjë mund të ndryshojë para lansimit. /Telegrafi/