LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Thaçit: Mos na i jepni materialet pjesë-pjesë, por të plota

Mbrojtja e Thaçit: Mos na i jepni materialet pjesë-pjesë, por të plota

David Hooper, avokati i ish presidentit Hashim Thaçi pas fjalës së prokurores së Speciales tha se kundërshton urgjencën që gjykimi në këtë rast të fillojë sa më shpejtë për të gjitha arsyet praktike që i kanë paraqitur më parë.

Hooper më tej tha se janë duke punuar me një sistem të nxjerrjes së materialeve të copëzuar dhe jo të  dobishëm.


“Unë i kuptoj vështirësitë. Ka edhe vështirësi dhe kufizime të tjera nën të cilat po punojmë të gjithë. Në një atmosferë gjithnjë e më shumë jo bashkëpunuese…. Ne kërkojmë një sistem të nxjerrjes së materialeve përmes së cilit Prokuroria do t’i japë mbrojtjes materialet të cilat i kërkon”, tha Hooper.

“Na vetëm marrim pjesë vetëm pjesë të dëshmive të tyre ose të provave që lidhen me ta dhe çfarë vlere ka kjo për mbrojtjen”, tha ai.

“Na jepni komplet paketën e dëshmitarit A dhe jo pjesë-pjesë”

Prokurorja e Speciales: Nga konferenca e fundit kemi nxjerrë dy pako me materiale

E plotësuar: Prokuroria e Speciales në seancën ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka thënë pas konferencës së fundit kanë nxjerrë dy pako me materiale.

Ajo ka thënë se do t’i shikojnë në imtësi këto  materiale.

“… deklaratat e mëparshme të 1/2 të dëshmitarëve janë përpunuar dhe janë vënë në dispozicion dhe janë pjesë e kërkesës për masat mbrojtëse. Sa i takon materialit shfajësues po bëhet shqyrtimi dhe nuk parashikohet të bëhen masa mbrojtëse për një material të tillë”, ka thënë ajo.

Prokurorja po ashtu tha se janë duke analizuar për deklaratat e dëshmitarëve.

“Sa i takon provave tjera materiale, të gjitha provat materiale nga intervistat e Thaçit janë nxjerrë. Mbrojtja pritet që këto prova që janë me të akuzuarit e tjerë të vihen në dispozicion”, u tha në konferencë .

Specialja – nis seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Ka nisur seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Seanca ishte planifikuar të fillonte në ora 11:00, por që ka nisur 45 minuta me vonesë, transmeton Telegrafi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kishin njoftuar se seanca ka të bëjë me ecurinë e çështjes.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori